"Bashkëpunimi me Luginën është interes kombëtar"
Lokale

"Bashkëpunimi me Luginën është interes kombëtar"

22.Jan.2016 14:54
0
Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka mbajtur të premten takimin e parë për këtë vit, kryesuesi Kushtrim Kadriu ka paraqitur planin e punës për periudhën janar-qershor 2016, ndërkaq Gentiana Shabani, koordinatore e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (ZPMB), ka prezantuar aktivitetin e saj për javën e parë të punës.

Një informatë për ecurinë e deritashme të projektit për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Qair, që financohet nga Komisioni Evropian (KE), e ka dhënë koordinatorja Gëzime Idrizi, njofton kumtesa, transmeton Koha.net. 

Shabani tha se krerët institucionalë dhe politikë në Preshevë i kanë premtuar bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse në Gjilan, ndërkaq në Divizionin për Azil dhe Migracion i kanë thënë se në qershor pritet ndryshimi i ligjit për të huaj. 
Ajo ka folur edhe për planet tjera, ndër të cilat janë edhe vizitat në Bujanoc e Medvegjë.

Kushtrim Kadriu, kryesues i KBN, tha se ligji ekzistues është diskriminues për shqiptarët nga Lugina e Preshevës, sepse i barazon ata me kinezët dhe të tjerët.

Gëzime Idrizi, koordinatore e projektit për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Qair, ka thënë se programi “IPA 1”, që financohet nga Komisioni Evropian, është në përfundim e sipër, por ajo shpreson se Gjilani e ka bërë punën si duhet dhe do të përzgjidhet edhe në “IPA 2”. /Titulli.com/

Zbatohen masa të reja ndaj emigrantëve në Preshevë
Vendosim në të ardhmen për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration